Edhe ditën e sotme, në shtypin e shkruar sportiv nuk kanë munguar problemet tek ecuria e skuadrës shkodrane, kryesisht në menaxhimin e lojtarëve të rinj duke i kushtuar një hapësirë të madhe, ndonëse shifrat që trajtohen aty nuk janë të sakta.Kështu, gazeta “Panorama Sport” është hapur me një kryeartikull të madh ku shkruhet: “Çudira në Shkodër, Vllaznia shiti katër talente për 3 milionë lekë”. Ky është i vetmi artikull në lidhje me sportin shkodran në faqet e para të gazetave të sotme sportive.

Në “Sport Ekspres” nuk ka asgjë në lidhje me Vllazninë sepse ka shumë çështje të tjera të nxehta dhe padyshim që ecuria e kuqebluve këtë janar është anashkaluar. Gjithsesi, për më tepër lexoni më poshtë faqet e para të gazetave të sotme sportive: