I gjithë fokusi është fitorja e Zvicrës me Serbinë. “Panorama  Sport” është hapur pikërisht me këtë.

Flasin edhe protagonistët Xhaka e Shaqiri, ata që “tërbuan” serbët. Në faqe të parë është përfshirë edhe fitorja e Brazilit me Kosta Rikën, për të vijuar me deklaratën e Joachim Low para ndeshjes me Suedinë, vendimtare për kalimin e grupit.

Statitikat lënë në klasë Messi-n, kurse te Spanja problemi i fundit është ai i temperaturave.

Nga vendi veçohet tentativa e Partizanit për të afruar Ekuban, si dhe një intervistë e Jani Kaçit për Skënderbeun dhe ajo e Grigor Tavos, që i kthen përgjigje Hasan Likës, i cili pretendon paga të pamarra nga bluzinjtë.

Merkato te Tirana dhe situata të Vllazninë, gjithashtu kanë vend për faqen e parë të kësaj gazete.

“Sport Ekspres” hapet ndryshe sot. E gjithë faqja e parë e dedikuar vetëm për ndeshjen Zvicër Serbi.

Vetëm dy artikuj kryesorë dhe një redaksionale. “Në Rusi jemi edhe ne! Beogradi i Dytë”, ky është titulli kryesor, ndërkohë që më pas në fokus është trajtimi që i kanë bërë mediat ndërkombëtarë simbolit të Shqiponjës, bërë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas golave të shënuar ndaj Serbisë.

E djeshmja ishte më shumë se bnjë ndeshje dhe kjo më shumë për shqiptarët dhe serbët. /EDS/