Deklarata e djeshme e nënkryetares së Bashkisë Shkodër, zj. Emilia Koliqi në lidhje me çështjen e privatizimit të Vllaznisë, ka gjetur sot padiskutim vëmendjen e duhur edhe në shtypin sportiv. Kjo sepse kemi të bëjmë me një çështje shumë sensitive jo vetëm për shkodranët dhe prandaj shumëkush është me sy e veshë nga institucioni në fjalë. Kështu, “Panorama Sport” vjen me artikullin: “Aksionet, Vllaznia “presion’ Fushajt”.

Ndërsa mbititulli është: “Nënkryetarja e Bashkisë: Janë dy kompani në garë, shitet brenda prillit”. Sakaq,edhe “Sport Ekpres” ka një artikull në lidhje me këtë çështje ku shkruhet: “Privatizimi në sfond, dy oferta për Vllazninë!”. Për më tepër, lexoni më poshtë faqet e para të gazetave të sotme sportive: