Çështja e pronave në Lezhë, arrestimet e disa zyrtarëve dhe kërkesa për të arrestuar të tjerë, ka përfshirë edhe njerëz të sportit.
Kështu, i arrestuar është presidenti i Besëlidhjes ndërkohë që në kërkim është edhe futbollisti i Vllaznisë Malota.
Kjo gjë ka marrë vëmendjen e duhur edhe në faqet e duhura të shtypit të sotëm sportiv.
Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Arrestohet presidenti i Besëlidhjes, në telashe edhe Renato Malota”.
Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Arrestohet Gjok Noka, në kërkim edhe Malota”.
Por për më shumë. lexoni të plota më poshtë faqet e para të këtyre gazetave sportive të ditës së sotme: