Fitorja e Gjermaninë në sekondat e fundit me Suedinë është në qendër të vëmendjes edhe në vendin tonë. “Panorama Sport” është hapur pikërisht me këtë artikull, ndërkohë që ka edhe ngjarje të tjera të rëndësishme nga “Rusi 2018”.
Te Brazili ka nisur sherri, Neymar dhe Thiago Silva janë përplasur, ndërkohë që legjenda Marodona ka bërë një deklaratë të bujshme për Argjentinën, që tashmë është rifutur në lojë për kalimin e fazës së grupeve.
Pragndeshja Angli-Panama zë vend gjithashtu në faqen e parë, ashtu si shanset e Gjermanisë për kualifikim në fazën tjetër.
Nuk mund të merrte vëmendje edhe hetimi që FIFA ka nisur për Xherdanin e Shaqirin pas festimit me shqiponjë në golat e shënuar ndaj Serbisë.
Nga vendi veçohet një intervistë e Ardjan Takajt, presidentit të Skënderbeut, si dhe zyrtarizimi i Blazhevskit te Tirana. Vazhdon histori e Partizanit me Caleb Ekuban, ndërkohë që nga Shkodra ka akuza për shpërdorim të fondeve të Bashkisë. Flet Eugent Zeka, ish-drejtori teknik i Vllaznisë.
Edhe gazeta “Sport Ekspres” është hapur me triumfin e Gjermanisë me Suedinë. Veçohet edhe sherri pas ndeshjes mes trajnerit të nordikëve dhe Bierhoff.
Në Zvicër bëhet çështje festimi i Xhakës dhe Shaqirit, ndërkohë që tërbohet edhe Vladimir Putin. Rrëmuja te Argjentina me trajnerin, sherri Neymar-Thiago Silva dhe fitorja e Belgjikës, janë përfshirë në faqen e parë të kësaj gazete.
Për të kaluar te vendi, artikulli kryesor është prezantimi i Blazhevskit, dhe vijohet me strategjinë e re të Partizanit, takimin e Takajt me lojtarët kryesorë, intervista e Pacult dhe merkato në Vlorë. /EDS/