Mungesa e vizës për futbollisti nigerian të Vllaznisë Nurudeen Orelesi ka marrë edhe sot vëmendjen e shtypit sportiv sa i takon lajmeve rreth ekipit shkodran. Natyrisht që kemi të bëjmë me një futbollist të rëndësishëm për të dhe prandaj ka një vëmendje të tillë sepse kjo mungesë e tij në stërvitje me ekipin, mund ta penalizojë në formën sportive. Kështu, “Panorama Sport” vjen sot me artikullin: “Rishfaqet Orelesi, por mbetet 42 km larg Vllaznisë”.

Sakaq, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Orelesi ende pa vizë, vijon stërvitjen në Shkodër”. Po në këtë gazetë ka edhe një artikull për futbollistin shkodran të Napolit Elseid Hysaj ku shkruhet: “Hysaj: Unë 50 milionë euro? Më duken shumë, por e di klubi”. Për më tepër në lidhje me shtypin e sotëm, lexoni më poshtë faqet e para të tyre: