Çështja “Malota” ka marrë edhe njëherë tjetër vëmendjen në shtypin sportiv.

Natyrisht mungesa e tij është e madhe për Vllazninë sepse konsiderohej lider i repartit të mbrojtjes dhe padyshim që kjo gjë po reflektohet edhe tek skuadra.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Malota në arrati, në hall mbrojtja e Vllaznisë”.

Ndërkohë në gazetën “Sport Ekspres” nuk ka asnjë lajm për kuqeblutë në faqen e saj të parë.

Por, për më tepër informacion lexoni më poshtë faqet e para të plota të këtyre gazetave: