Fitorja e Vllaznisë ndaj Skënderbeut i ka dhënë qetësinë kuqebluve dhe kjo reflektohet kudo.
Megjithatë ish- kapiteni i saj Vioresin Sinani por edhe kapiteni aktual Gilman Lika në prononcimet e tyre në shtypin sportiv, bëjnë thirrje dhe kujdes për ndeshjet e ardhshme.
Ata janë shprehur se “aleatë kanë vetëm vetveten” dhe prandaj duhet të luftojnë fort deri në fund.
Në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Sinani: Vllaznia e meritoi, të mos merret me rivalët”.
Po në këtë gazetë, në faqen e parë të saj ka edhe një artikull për kampionatet e moshave në futboll ku veçohet ecuria e ekipit Vllaznia U-19 që “mbretëron” në krye të renditjes.
Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Gilman Lika: Aleat kemi vetëm kalendarin”.
Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: