Dita e sotme ka përkuar me daljen e numrave të parë të gazetave sportive për vitin 2018 dhe sigurisht që ato kanë bërë një përmbledhje të zhvillimeve të deritanishme në ekipet e futbollit të Shqipërisë. Natyrisht që nuk kanë munguar lajmet as për Vllazninë. Kështu. Kështu, “Panorama Sport” hapet me kryeartikullin: “Jam i Vllaznisë”. Ai shoqërohet me një nënartikull ku shkruhet: “Sulmuesi Shkodran: Kemi arritur akordin, mungon vetëm firma”.
Ndërkohë tek “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Jakovljeviç në mes kampionëve dhe Vllaznisë”. Për më tepër ndiqni më poshtë faqet e plota të këtyre gazetave: