Suksesi i djeshëm i ekipit të Vllaznisë së femrave në futboll dhe ndeshja e sotme Kamza- Vllaznia kanë marrë vëmendjen e duhur në faqet e para të gazetave sportive.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” përveçse flitet për ndeshjen e sotme Kamza- Vllaznia, i kushtohet rëndësi edhe suksesit të djeshëm të ekipit të Vllaznisë së femrave.

“Trofetë në Shkodër i çojnë femrat, arkivohet edhe një kupë”. Ndërkohë për ndeshjen e Kamzës shkruhet: “Udhëkryq i rrezikshëm për Ndreun, Gjoka: Vetëm humbje nuk dua”.

Ndërkohë në “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Vllaznia ngre zërin për arbitrat, FSHF i çon Jorgjin”.

Por për më tepër lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: