Ditën e sotme do të zhvillohet miqësorja e dytë për ekipin e Vllaznisë, ajo ndaj Tërbunit dhe vëmendja në të është e përqendruar në faktin se do të jetë një test i rëndësishëm për lojtarët e ardhur në merkaton e janarit. Jo më kot, kjo pasqyrohet edhe në shtypin e sotëm sportiv. Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Vllaznia, prezantimi i afrimeve të janarit, sot miqësore në “Loro Boriçi”.
Ndërkohë në faqen e parë të “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Fushaj tjetër mesazh, Gjoka ndryshon skemën”. Po në këtë gazetë ka edhe një artikull për futbollistin shkodran të Napolit, me titull: “Hysaj, klauzolë “të çmendur” nga Napoli”. Por për më tepër lexoni më poshtë faqet e para të gazetave të sotme sportive: