Dëshira e Flamurtarit për të marrë Ilir Dajën si trajner, si dhe një intervistë e Shpëtim Duros, ky i fundit i gatshëm për të marrë Partizanin, janë dy artikujt kryesorë të gazetës “Panorama Sport”.
Artikujt të tjerë nga vendi janë ato që flasin për planin e Tiranës në Superiore, si dhe për lëvizjet te Kukësi, që deri më tani ka zyrtarizuar tre afrime dhe priten edhe lojtarë të tjerë.
Shkëlqim Muça, në rolin e specialistit të futbollit, ka analizuar miqësoret e Shqipërisë dhe ka diçka për Panucci-n.
Nga bota artikulli kryesor është një deklaratë e Messi-t për Gjermaninë, ndërkohë që Pele ka kritika për Brazilin.
Marcelo flet për CR7, kurse një artikull interesant është specialja: “Trafik dhe Kazanova, është Botërori i rebelëve”.
Në faqen e parë ka vend edhe për ndeshjen e Florian Markut.
“Sport Ekspres” e ka hapur gazetën me deklaratën e Trashit që bën gati valixhet të ikë nga Partizani, ndërkohë nga Austria është Pacult ai që u zbulon vendasve Ballkanin dhe Shqipërinë.
Situata te Vllaznia, lëvizjet te Tiranë, oferta për James Adeniyi dhe Flamurtari në… ajër:
kjo është panorama e lajmeve nga vendi në këtë gazetë, ndërkohë që vend në faqen e parë zë edhe ndeshja e Florian Markut me serbin.
Intervista e Messi-t nga bota ka marrë vëmendje, sikurse edhe ardhmja e Cristiano Ronaldo-s.
Në Angli goditjen po e bën Liverpool-i, që ka arritur marrëveshjen me Nabil Fekir.