Ndeshja që do të luhet pasditen e sotme në Kukës në mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë, ka marrë vëmendjen e duhur edhe në faqet e para të shtypit të sotëm sportiv.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Pakult kërkon ndryshimin, Gjokën e kënaq edhe barazimi”.

Thuajse e njëjta temë edhe në faqen e parë të “Panorama Sport” ku shkruhet: “Pakulti kërkon spiunin, Gjokën e kënaq 1 pikë”.

Bashkë me të është edhe mbititulli: “Shkodranët, 10 mijë euro premio për të mundur kampionët”.

Por për më shumë, lexoni më poshtë faqet e para të plota të këtyre gazetave të ditës së sotme: