Botërori është në qendër të vëmendjes dhe pikërisht me këtë ëshë hapur gazeta “Panorama Sport”. Harry Kane, autor i tre golave me Anglinë dje, është në qendër të vëmendjes.

Artikuj të tjerë të përzgjedhur janë: problemet e Gjermanisë në mbrojtje dhe prononcimi i Verner, si ndryshoi Brazili, dilemat e Argjentinës për formacionin, dueli i Spanjës me Portugalinë për vendin e parë, si dhe përjetimi i Rusi në Shqipëri, ku tifozët nuk po interesohen shumë për fanellat e ekipeve të tyre të preferuara.

Nga vendi ka replika mes Safet Gjicit dhe Ardjan Takajt, ndërkohë që Ze Maria tenton të pengojë Grecën të kalojë te Laçi. Ilion Lika ka dhënë një intervistë, ndërkohë që vjen edhe një këshillë nga Kreshnik Çipi për Flamurtarin.

Në faqen e parë është përfshirë edhe oferta nga Turqia për Armando Sadikun.

“Sport Ekspres” nuk i ndahet Xhakës dhe Shaqirit, të cilët po hetohen nga FIFA për festimin e bërë me shqiponjë.

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, mban qëndrim pas gjithë debateve të lindura. Nga Botërori “Rusi 2018” veçohet edhe fitorja 6-1 e Anglisë ndaj Panamasë.

Nga vendi veçohen dy lajme: Intervista e ish-sulmuesit Kliton Bozgo, si dhe lëvizjet e fundit te Skënderbeu. Oferta për Armando Sadikun, si dhe forma e mirë e Shkëlzen Gashit gjithashtu janë përzgjedhur për faqen e parë. Formula 1 gjithashtu është në fokus nga kjo gazetë. /EDS/