Kukësi ka mësuar dje kundërshtarin në Champions League dhe ky është artikulli kryesor i gazetës së përditshme sportive “Panorama Sport”.

Trajneri i ri në Korçë dhe lëvizet te Skënderbeu veçohen gjithashtu te vendi, për t’u pasuar me të tjerë lajme nga Superiore.

Në Vlorë u vendos trajneri i ri, ndërkohë që te Partizani të gjithë janë në ajër pas ardhjes së trajnerit të ri. Tirana paguan këstin e parë të Muzakës dhe shmang dënimin për momentin, ndërkohë që në Shkodër planifikohet të mbahen lojtarët vendas.

Nga bota fokusi është te dëmtimi i Neymar, që rrezikon ndeshjen e radhës me Brazilin. Edhe Gjermania ka marrë vëmendje në artikullin tjetër kryesor të kësaj gazete, teksa është Neuer ai që flet.

Veçohen edhe lajmet për kualifikimin e Rusisë, sekretet e Harry Kane, pragndeshjet e Spanjës dhe Portugalisë, si dhe një deklaratë e Maradonës për Kun Aguero-n.

“Sport Ekspres” hapet me kualifikimin e Rusisë në fazën tjetër të Botërorit 2018, ndërkohë që nga bota marrin vëmendje edhe dëmtimi i Neymar, si dhe situata te Gjermania.

Nga vendi veçohen disa artikuj, duke nisur me emërimin e Ilir Dajës si trajner i Flamurtarit, shorti në Champions League i Kukësit, shorti i Europa League që pritet sot, por edhe lëvizjet te Laçit dhe situata te Partizani, klubi që mund t’i largohet Abdurahimi.

Në faqen e parë të kësaj gazete ka vend edhe për ekipin kombëtar të gjimnastikës, që ka bërë një paraqitje të mirë në një turne në Itali. /EDS/