Faqet e para të shtypit të sotëm sportiv janë ndalur padyshim edhe tek sfida e së shtunës për kampionat në mes Lushnjës dhe Vllaznisë.
Një sfidë kjo që do të vendosë shumë gjëra për të dy ekipet.
Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres”, është artikulli me titull: “Finalja në Lushnjë, Vllaznia B kërkon të luajë të dielën”.
Në gazetën tjetër, atë “Panorama Sport”, sot nuk ka asgjë për Vllazninë sepse mesa duket i është kushtuar më shumë vëmendje ekipeve të tjera të Superligës shqiptare.
Kryesisht sfidës që do të luhet sot në Korçë në mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Por për më tepër, lexoni të plota faqet e para të gazetave sportive të ditës së sotme: