Në shtypin e sotëm sportiv Vllaznia ka marrë hapësirën kryesore.
Kryebashkiakja Voltana Ademi më në fund ka folur për rënien e kuqebluve nga Superiore dhe gjen fajtorët.
Në “Panorama Sport” artikulli tjetër kryesor është lajmi për ofertën që Fenerbahce i ka bërë qendërmbrojtësit Mërgim Mavraj.
Nga kombëtarja në qendër të vëmendjes janë edhe Shpresat, që të triumfuan ndaj Bjellorusisë.
Raporti i lojtarëve dhe presidentit Duka është nj nga artikujt e tjerë kryesorë të kësaj gazete.
Merkatoja në vend ka marrë gjithashtu vendin e vet në faqen e parë, teksa raportohet firmosja e Faton Malokut me Kukësin, si dhe tentativa e Tiranës për të marrë Filin.
Nga bota lajmi kryesor është ai që tregon arsyet se pse Sane u la jashtë nga Gjermani.
Deklarata e Ramos për Salah dhe si mbeti jashtë Icardi janë dy artikujt të tjerë të përzgjedhur për faqen e parë.
“Sport Ekspres”, veç intervistës së Voltana Ademit, merret gjithashtu me kombëtaren dhe situatën aktuale të futbollistëve kuqezi.
Reagimi i Skënderbeut për çështjen që ka në CAS me UEFA-n, objektivat e Kukësit në merkato, plani i Idrizit me Flamurtarin dhe rinovimi i Hoxhallarit janë gjithashtu artikuj të përzgjedhur për faqen e parë të kësaj gazete.
Një speciale për trajnerët në “Rusi 2018” dhe refuzimet që Real Madrid po merr nga trajnerët janë lajmet më të rëndësishme të veçuara nga bota.