Vllaznia do të luajë të dielën me Tiranën në orën 13:00 në “Selman Stërmasi” dhe kjo shtyrje me 24 orë e ndeshjes (ishte programuar për të shtunën fillimisht) ka ardhur si me porosi për stafin kuqeblu.
Fakti që tre prej lojtarëve titullarë si Erdenis Gurishta, Esin Hakaj dhe Herald Marku janë grumbulluar me Kombëtaren për miqësoren me Katarin, ia kishte vështirësuar shumë stërvitjen Josës, duke kushtëzuar provat për formacionin dhe strategjinë që do të ndiqet.
Në fazën e parë Vllaznia fitoi 1-2 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi” me shifrat 1-2, ndërsa luajti për shumë minuta me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Herald Markut (te bardheblutë ishte ndëshkuar me të kuq Realf Zhivanaj).
Duke qenë se pati një ndërrim të kalendarit të kësaj jave, më saktë një shkëmbim të fushave mes klubeve, pasi në stadiumin “Loro Boriçi” ka nisur mbjellja e barit, tashmë për kuqeblutë ndeshja në “Selman Stërmasi” shihet si në një impiant fati.