Pezullimi i Skënderbeut nga Kupat e Europës për 10 vite ishte padyshim vendimi më i rëndë që jepte ndonjëherë Disiplina e UEFA-s. Skuadra shqiptare që ka shkruar historinë në Kupat e Europës u njoh me dënimin e institucionit të futbollit europian vite më parë.
Bardhekuqtë dyshoheshin për trukime ndeshjesh dhe pas një kalvari të gjatë gjyqesh, në fund u vendos pezullimi nga Europa për 10-vite. Tashmë Skënderbeu militon në Kategorinë e Parë me një ekip prestigjioz që është gati të rikthehet në Superiore.
Skuadrës korçare i kanë mbetur edhe 4 vite nga shlyerja e dënimit. Presidenti Ardjan Takaj nuk ka hequr dorë dhe është në pritje të kalimit të këtyre viteve për të rinisur edhe një herë historinë me bardhekuqtë.
Ka qene vete numri 1 i klubit i cili e ka pranuar vete sot ne nje prononcim per mediat kohen e mbetur te denimit prej 4 vitesh, duke i dhene fund zhurmes se koheve te fundit kur herepashere thuhej se UEFA do ta falte pjesen e mbetur te tij.