Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, ka bërë zgjedhjet e tij për ndeshjet ndaj Belgjikës dhe Francës në Ligën e Kombeve, duke sjellë përsëri emra të rinj në radhët e të kaltërve të cilët vazhdojnë revolucionin e plotë me rinimin e skuadrës edhe me emra shumë pak të njohur.
Për herë të parë është grumbulluar mbrojtësi Pietro Komuzo, një titullar te Fiorentina e Paladinos. Risi është edhe prania e Nikolo Savona, lojtarit i cili po fiton minuta të rëndësishme me Juventusin në këtë edicion.
LISTA
PORTIERË: Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Gulielmo Vikario (Totenhem);
MBROJTËS: Alesandro Bastoni (Inter), Alesandro Buonxhorno (Napoli), Andrea Kambiaso (Juventus), Pietro Komuzo (Fiorentina), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Federiko Gati (Juventus), Kaleb Okoli (Leister), Nikolo Savona (Juventus), Destini Udogi (Totenhem);
MESFUSHORË: Nikolo Barela (Inter), Davide Fratezi (Inter), Nikolo Pisili (Roma), Samuele Riçi (Torino), Nikolò Rovela (Lacio), Sandro Tonali (Njukasëll);
SULMUES: Moise Ken (Fiorentina), Daniel Maldini (Monza), Xhakomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Atalanta).