Vllaznia ka zhvilluar një fazë merkatoje shumë intensive në javët e para të qershorit. Shkodranët kanë arritur të zyrtarizojnë 4 afrime deri më tani. Ku emra si: Bajrami, Kahrimanovic, Deliu dhe Qato i janë bashkuar ekipit. Po ashtu edhe firmat zyrtare me lojtarët më të spikatur të akademisë. Por shkodranët nuk duan të ndalen me kaq në merkato.

Kjo pasi i vetmi repart i tejmbushur deri më tani tek kuqeblutë është ai i mesfushës. Nga ekipi është larguar Lorik Boshnjaku, por boshllëku i lënë nga kosovari do zëvendësohet nga Deliu. E po ashtu në repartin e mesfushës është afruar edhe Kahrimanovic e gjithashtu Qato. Ku ky i fundit mund të luajë në rast nevoje edhe si mbrojtës i djathtë.

Në skuadër gjithashtu janë edhe mesfushorët e sezonit të shkuar. Duke nisur nga Krymi, Sala, Alivoda apo edhe Mala. Kështu numri aktual i mesfshorëve tek kuqeblutë është 7-të. Duke mos përfshirë edhe lojtarët e akademisë si: Zaganjori, Shimaj, Hajdari apo edhe Maliqi. Një “trafik” i madh në repartin e mesfushës kuqeblu në startin e edicionit 2024/25.

Pavarësisht se ende shpresohet që Alivoda të shitet në një kampionat të huaj. Por me siguri pas përfundimit të kupave të Europës. Mesfusha edhe për edicionin e ri në Superiore duket se do jetë e kompletuar. Pavarësisht se nuk përjashtohet ndonjë surprizë me ndonjë lojtar që bën diferencën.
Endri ÇINARI