Kristian Shytani, Asmer Bilali dhe Bekim Vjerdha i kanë humbur ndeshjet e tyre të para në turneun ndërkombëtar “Strandja 2013” që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë dhe jane eliminuar. I vetmi që ka mbetur ende në garë është boksieri 17 vjeçar vlonjat Rexhildo Zeneli që ishte me fat teksa nuk garoi fare në ditën e parë. Tre boksierët e tjerë kanë patur ndeshje shumë të vështira. Për peshën 64 kg, boksieri i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare Kristian Shytani është bullgarin Ivo Jordanov. Ka fituar ky i fundit me pikë 15-10. Në peshën 69 kg Asmer Bilali është ndeshur me bullgarin tjetër Nikolay Koev dhe ka humbur ndaj tij me pikë 7-11.


Të njëjtin fat ka patur edhe boksieri tjetër i kombëtares sonë, Bekim Vjerdha që ka konkurruar në peshën 81 kg. Ai ka patur përballë një boksier rus dhe pikërisht Viacheslav Barsukov me të cilin ka humbur 14-5 me pikë. Në këtë mënyrë, ende për të konkurruar ka mbetur edhe boksieri ynë i peshës 56 kg Rexhildo Zeneli i cili edhe ai do ketë një kundërshtar shumë të fortë si bullgarin Stefan Ivanov. Në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar marrin pjesë boksierë nga 20 shtete të botës dhe pikërisht nga Bullgaria, Rusia, Ukraina, Uzbekistani, Kazakistani, Italia, Serbia, Polonia, Bjellorusia, Azerbajxhani, Greqia, Brazili, Shqipëria, Kosova e cila përfaqësohet me dy boksierë Armend Xhoxhaj e Liridon Zeqiri si dhe disa shtete të tjera.
Gjergj KOLA