I ftuar në emisionin Star Sport mbrëmë ishte edhe trajneri i Ades së Velipojës, Arbër Shytani. Ish-mbrojtësi komentoi për fitoren e fundit të Vllaznisë kundër Dinamos, por edhe dhunën tek ndeshja e u-17 mes Djelmnisë dhe Vllaznisë.

Shytani u shpreh: “Një fitore më se e merituar e Vllaznisë pavarësisht se mu duk sikur u fut me “vonesë” në fushë. Kjo pasi në 10-15 minutat e parq ekipi nuk po jepte asnjë lloj shenje. E domionoi totalisht Dinamon, por pësimi i golave, mënyra si i pëson Vllaznia më lë një shije të hidhur.

Sikur i marrin shumë lehtë, kjo ndoshta edhe për shkak se futbollsitët nuk janë në pozicionet e tyre natyrale. Ky triumf i fut në rrugën e duhur tashmë”.

“Dhu.na tek Djelmnia – Vllaznia? Të them se dhu.na nuk është kurrë zgjidhje, jo në futboll, por në asnjë pjesë të jetës. Ishte një situatë kaotike dhe e pakëndëshme për të gjithë pjesëtarët aty.

Janë marrë masat nga ana e akademisë Djelmnia, por besoj se edhe Vllaznia do ketë marrë masat e veta. Uroj që këto skena të mos përsëriten kurrë”.
Endri ÇINARI