Futbolli ka ndalur tashmë prej më shumë se një muaji dhe të gjitha skuadrat kanë qenë të detyruara të stërviten në kushte shtëpie. Teuta gjatë kësaj periudhe e ka thyer disi këtë rregull dhe shpesh herë i kemi parë të ndarë në grupe në fushën e stërvitjes. Në lidhje me këtë temë dhe jo vetëm, për “Super Sport” është shprehur drejtori i klubit durrsak, Artan Shyti.
STËRVITJA NË FUSHË- Nga një anë dua të fillojë sporti, por nga një anë kemi merakun e lojtarëve. Jemi sy e veshë e në pritje se çfarë do të ndodhë. Lojtarët që në momentin e ndërprejes kanë marrë një program online dhe kontrollohen nga trajnerët e klubit. Kur kanë pasur mundësi janë stërvitur në fushë, duke respektuar distancat. Nuk është normale që të luash futboll, duke u stërvitur në shtëpi, pasi do të ishin stërvitur të gjithë kështu.
SEZONI- Unë kam përshtypjen se të gjitha skuadrat do të fillojnë nga fillimi. Do të jetë interesante, pasi nuk e dimë si do të sillem lojtarët në momentin që do të kthehen. Do të jetë interesante kur do të fillojë, pasi të gjithë do të nisin nga zero edhe pse jemi me pikë të ndryshme.
KUPA E SHQIPËRISË- Teuta në Kupë është pretendente dhe në futboll nuk dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë. Do të jetë e vështirë e nëse këtë sezon do të jemi në Europë do të kemi sukses.
TIFOZËT- Unë nuk besoj se ka ndonjë ndryshim mes tifozëve durrsakë dhe atyre në stadiumet e tjera. Tifozët kërkojnë fitoret e vetëm kështu janë në stadium. Shikojmë edhe skuadrat e tjera, që nuk kanë tifozë kur nuk fitojnë. Durrësi e ka pak më të theksuar dhe kur ekipi ka qenë mirë ka pasur tifozë. Kur Tirana nuk ka qenë mirë ka pasur më pak tifozë, ndërsa tani që janë në krye ka më shumë.
NDIHMA E UEFA-s – Mendoj se fondi i dhënë nga UEFA duhet të jetë për të marrë masat mbrojtëse për lojtarët. Duhet bërë propozim edhe për biznesmenët, që investojnë në klube. Nuk kemi pasur bisedime me FSHF-në, por mendoj se do të në ditët në vazhdim. /vipsport/