Opinion

Nga Qamil GJYREZI*

Futbolli sot për sot është një prej sporteve më të dashur në të gjithë globin jo vetëm tek neve. Ky sport i magjishëm ka pushtuar zemrat dhe mendjen e shumë dashamirësve të kësaj performace të shekullit. Futbolli botërorë ka marrë një zhvillim marramendës. Ai po pushton ekranet televizive të të gjithë botës. Biles sot nuk mund të bëhet fjalë ma për ekipe” mirfillti” të zemrës.

Sot ekipe të tilla si Rreali, Barcelona, Bajern, Milan, Mancester Junajted, kanë marrë dimensione globale. Këto ekipe të magjishme kanë tifoz deri në Kinën e largët. Megjithatë ekipi i qytetit tand, ekipet lokale, dhe futbolli lokal , ka vlera të vecanta pasi përfaqëson, dëshira dhe emocione që përfaqësojnë komunitete lokale që kanë një rëndësi të madhe për gjithë zhvilimin e qytetit. Futbolli ndikon edhe në gjendjen psikologjike të një qytetit. Sot ekipi i qytetit është dicka e shenjtë, për fansat e tij. Shto këtu super menaxhimet dhe tregun e basteve dhe rreklamave. Futbolli asht sot për sot dicka shumë zhvilluese dhe një sport që krijon gjendje psikologjike të caktuara, të mira ose të këqija. Krahas shkollave te ndryshme europiane dhe amerikano-veriore niveli i lartei I ketij këtij sporti magjik, per arritjen e rrezultateve sportive rëndësi të madhe kanë edhe stafet, të cilat janë truri i një epiki lokal ose kombëtarë. Stafete ekipeve krahas nivelit të lartë profesional, kanë rrol vendimtarë për aritjen e rrezultateve sportive. Përvec trajnerëve që janë të niveleve të larta, stafi përbahet nga menaxherë të këtij sporti që ndikojnë direkt në arritje e rrezultateve dhe në rritjen e cilësësië së futbollit. Pa diskutuar për nivelin e lojës që ka marrë përmasat e high-techut, sic shkruante një gazetarë, psh brezi i Gottze, lojtarit me perspektivë të kombëtares gjermane janë brezi i lojës vituale dhe simbolike, ato janë brez i botës digitale. Ky shembull tregon qartë që krahas nivelit të lartë të futbollit, lojtarët e sotëm janë sportistë të botës virtuale, e që kanë gjthashtu një pregatitje të lartë teknike dhe atletike. Ndyshimi i stafeve shpesh ka luajtur rol pozitiv, por ka raste kur lot rrol negativ, ndikon ne rrezultatet dhe cilësinë e lojës. Me të vërtetë menaxhimi lot një rrol të madh për arritjen e rrezultateve sportive, por klubet krahas rrezultateve mendojnë edhe për të ardhmen e e ekipit. Si zhvillohen ngjarjet tek neve në planin kombëtarë dhe lokal. Me të vërtetë ndyshimi i sistemit politik dhe shoqëror, pat ndikimet e veta edhe në cilësinë e futbollit. Rrezultatet sportive tona, shpesh të ulëta, mënyra e menaxhimit të ekipeve lëne për të dëshëruar. Pa ba analizën e të gjithë të dhanave, mendimi im për ndyshimin e stafeve duhe të bëhet me kujdes, pasi ka ndikim direk në psikologjinë dhe rrezultatet e lojës. Me të vërtetë eprori ka rrolin e vet, drejtuesi, por në rastin e futbollit, bahe fjalë për eprorë president ekipesh që janë paredhënsat e lojtarëve të tyre. Në këtë kontekst edhe ndyshimi i trajnerit lot një rol vendimtarë në sport. Trajneri i ri sjell, metoda të reja, mënyrë komunikimi të re, ide të re të cilat lypin, kohë dhe durim të kuptohen.Zevendësimi i lojtarëve të vjetër me ato të ri, duhet të bahet me kujdes, pasi lot rrol, në rrezultatet dhe në të ardhmen e futbollit. Nëse nuk bahet me kujdes dhe në momentin e duhur, ka të ngjarë që prish edhe harmoninë e grupit që asht baza e një ekipi futbolli. Krahas pregatitjes fizike, atletike dhe taktike, një rrol të madh ka edhe komunikimi me futbollsitët, pasi janë subjekte me ndjenja me probleme të përditshme e që ndikon tek performaca dhe rrezultatet. Pergatitja psikologjike dhe ajo virtuale, kompjuteri dhe bota digitale, duhet të jenë pjesë e trajnimit dhe drejtimit të ekipeve. Por ajo që do të them, asht se futbolli luhet për spektatorin. Më duket se kësaj pjese shumë të rëndësishme të kësaj shfaqje të madhe duhet t’i kushtohet një vemendje e vecantë. Për shumë nivele shoqërore futbolli asht i shenjtë dhe ato nuk dunë me ja ditë se si dhe kur ndyshohen stafet. Ato duan rrezultatet dhe përparimin e ekipit të zemrës. Vllaznia kjo legjendë, duhet të jetë në majat e futbollit kombëtarë, pse jo dhe të atij ndërkombëtarë. Vllaznia, asht pjesë e historisë të qytetit tonë, prandaj duhet ti japim vendin që meriton. Stafi i ri aktual i Vllaznise dhe drejtuesit kane sfida te cilat duhet te tejklohen, dhe Vllaznia, te zere vendin qe I takon ne futbollin kombetar.

*Autori është Lektor i Psikologjisë së artit dhe komunikimit