Erald Çinari ishte protagonist në Shkodër në ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, aty ku shënoi gol në minutat e fundit ndërkohë që në një prononcim për “ORA Sport”, ai u shpreh se skuadra e tij e zemrës mbetet Vllaznia por shtoi se do të bëjë punën ashtu siç duhet me Partizanin.
“E dija që ka emocion por në fushë ishte krejt ndryshe. Shkoi mirë por zemra ime rreh te Vllaznia edhe pse sot jam pjesë e Partizanit. e prita me emocion por shkuam për 3 pikë sepse duam të dalim kampion dhe 3 pikët ishin ato që kërkonim. Është e bukur kur fitorja vjen në fund.
Partizani gjithmonë ka qenë për kampion sepse është me histori. Nuk luaj si sulmues por mesfushor krahu dhe më vjen mirë që shënova për Partizanin por i mërzitur sepse i shënova ekipit të zemrës.
Familja? Të them të drejtën, për fëmijën janë të gjithë të lumtur por babi më tha: Mirë mor djalë, ti e bëre golin shumë mirë për ty po unë si të dal nesër në Shkodër?”.
Më ka ardhur keq t’i hap mesazhet dhe njëri më tha “Si more djalë ja bëre Shkodrës këtë punë””, u shpreh Çinari. /VipSport/