Opinion nga Eugent Zeka
Personalisht i kushtoj vemendje vetem komunikatave zyrtare, prandaj edhe vendosa te shkruaj kete artikull, sapo lexova komunikaten e Klubit Vllaznia.
E gjej plotesisht te qarte, te duhur dhe te drejte ate, me perjashtim te nje fraze, qe pasqyron edhe realitetin e hidhur qe sapo perjetuam ne stadiumin tone, gjate dhe pas ndeshjes Vllaznia – Tirana. Deshiroj te filloj shkrimin tim me nje parathenie te shkurter. Te gjitha fete na mesojne e ushqejne shprehjen e drejte: “Si mund te permiresojme ne jete, nese nuk gabojme e nuk korrigjojme gabimet tona”. Eshte per t’u pelqyer e perqafuar nga te gjithe kjo shprehje e madhe dhe e urte. Askush eshte i perkryer, te gjithe gabojme. E rendesishme eshte qe t’i kuptojme gabimet tona e te provojme qe te mos i perserisim ato ne te ardhmen. Sikur t’i therrasim ndergjegjes dhe te gjejme vullnetin jo vetem per te njohur gabimet tona por edhe per t’i korrigjuar ato, do te tregonte force madhe, besim te vertete e kulture te gjere. Prandaj , ju lutem te te lexoni komentin tim sipas ketij kend veshtrimi e me pas si detyrim moral e shpirtor i ne te rriturve, ne mbrojtjen e te drejtave, lirise dhe rritjes sa me te sigurte e te shendeteshme te brezit te ri, ne qytetit tone. Duke hyre ne teme, shkrimi im ka te beje me nje pjese te komunikates se Klubit Vllaznia, te cilen po e perseris fjale per fjale per t’a kujtuar te gjithe: “Per te larguar çdo rrezikshmeri te perplasjes ne mes dy tifozerive, KF Vllaznia kishte lene ne pjesen prane tribunes se tifozeve miq, 200 femijet e ekipeve te Akademise Vllaznia”. Personalisht nuk gjej menyre tjeter interpretimi te kesaj fraze, perveq se shqetesimit e frikesimit tim si qytetar e familjar i Shkodres jo vetem per trazirat e “fresketa” qe ndodhen ne stadiumin tone, por edhe per ato qe mund te ndodhin ne te ardhmen e kudo neper Shqiperi. Vetem mendimi e parashikimi qe mes tifozeve te Tiranes do te perfshiheshin edhe kriminele te vertete, duhej te bente qe, ne te vendosnim sa me larg tyre, pikerisht femijet ne rradhe te pare. Qyteti yne dhe i gjithe rrethi i Shkodres e kemi pasur gjithmone ne kulture, tradite dhe edukate t’i largojme femijet nga rreziqet e trazirat dhe jo t’i afrojme ato, si ne kete rast, prane “kafsheve”, te ashtuquajtur tifozet e Tiranes, aq me teper t’i perdorim si masa sigurie. Permes profesionit tim, perjetoj vazhdimisht atmosferen e stadiumeve dhe kudo neper evrope, grupet e organizuara te femijve mbrohen e vendosen nder vende sa me te sigurta dhe larg tifozerive ultras, pikerisht per te evituar çdo rrezik e kercenim ne drejtim te tyre, jo vetem fizikisht, por edhe verbalisht (foljor). Askush eshte i perkryer, te gjithe gabojme. Qellimi i komentit tim eshte thjesht per te vene ne dukje kete gabim tonin, te pa vullnetshem kuptohet, me shpresen e deshiren qe ta njohim ate dhe te mos e perserisim me ne te ardhmen, vetem e vetem per te miren dhe mbrojtjen e brezit te ri. Personalisht, rrespektoj lirine e mendimit dhe te fjales per te gjithe, por ne kete rast, kush e mendon ndryshe nga familjet dhe prinderit e vertete, eshte i lire, ne menyre figurative, te perdorin nje “mikrofon imagjinar” e te intervistoje çdo banor e familjar, jo vetem te qytetit, por te te gjithe rrethit te Shkodres, me pyetjen nese eshte e drejte qe: “Per te larguar çdo rrezikshmeri te perplasjes ne mes dy tifozerive, KF Vllaznia kishte lene ne pjesen prane tribunes se tifozeve miq, 200 femijet e ekipeve te Akademise Vllaznia”? Jam plotesisht i bindur qe anekend qytetit e rrethit te Shkodres, çdo prind, familjar apo banor, pa dallim feje, rrace apo krahine, me ndergjegje te plote e me zemer ne dore do te pergjigjen te gjithe njelloj: “Femijet sa me larg sherrit”….