Opinion nga Roland Luçi

E di qe me kete koment-opinion nuk do te korr duartrokitje nga te gjithe, por gjithsesi mendoj se ja vlen nje diskutim i tille, ne te mire te futbollit dhe me teper se kaq.

Duke u nisur dhe nga opinionet e komentet e disa miqve te mi po mundohem te seleksionoj disa mendime e qendrime te miat si reaksion ndaj tyre dhe ngjarjeve te fundit te dhunes dhe kthyerjes se stadiumeve shqiptare ne arena rrugaçerie e banditizmi, marrjen peng te tyre dhe te futbollit vete nga intoleranca, kanuni, halabaklleku, pislleku kulturor duke debuar nga aty qytetarine korcare, shkodrane, tiranase apo vlonjate, per te cilat flitet e spekullohet, merren bile nga rrugaçerite perkatese si mburoje e justifikim ndaj veprimeve amorale qe kryhen prej tyre.
Koha e qytetaris ne stadiume ka vite qe ka perfunduar e nuk duhet spekulluar dhe keqperdorur terma te tille se i zhvleresojne vlerat qe ato terma ne vetvehte permbajne, se nuk eshte aq kollaj te jesh Qytetar!

Kisha shume vite pa qene ne Korçe dhe rasti e solli para disa vjetesh te shkoja atje me ekipin e Vllaznise per nje ndeshje rutine kampionati dhe sidomos per Korcen ndeshja nuk kishte far kuptimi te vecante. Me befasoi Korça me rregullin e pastertin e saj, ne kontrast me qytetet e tjera shqiptare, tamam qytet dhe jo han mesjetar, qytetaria shihej qarte qe ishte ne mazhorance. Nderkohe ne stadium: Sapo dolem ne në fushe per nxemje, nje kor qindrazerash te sharash banale mbuloi hapesiren e stadiumit te qytetit te “qytetarise” qe e quajne disa analiste; absolutisht pa asnje shkak lojtareve tane dhe qytetit tone filluan t`ju shahen nena, motra, farefisi e rraca. Nuk po mundja te kuptoja minuta me radhe se si eshte e mundur qe ne dialektin korçar te formuloheshin ofendime te tilla. E mbaja mend Korçen vite me pare, korcaret e qyteteruar vertet qe ne nerva e siper gjate ndeshjes qe nuk ecte sipas deshires se tyre “shanin” ne kor “beni loje te rende”, si duket si mjeti i fundit qe te ndalej kundershtari dhe njekohesisht kjo ishte e shara me e rende qe ndigjohej ne Korce Ishte koha kur stadiumi i perkiste QYTETIT dhe Qytetareve te tij!
Mbas ndeshjes, ne kthim, ne makinen qe udhetoja une erdhi me ne deri ne Tirane me i shquari futbollist qe ka nxjerre Korça dhe me teper se per ndeshjen folem per sjelljen rrugaçe masive ne stadium, sjellje qe jo vetem nuk eshte shprehje e “qytetaris korçare”, por e turperon shume ate qe me kete term le te kuptohet. Shkurt muhabeti ishim te te njejtit mendim: Ne stadium ka shume FSHATARE qe jane akoma ne fazen e hershme te qytetarizimit! Dhe keqja tjeter eshte se jane ne mazhorance!

Le te kthehemi ne Shkoder: Ndoqa nje debat te improvizuar ne nje TV mbas ngjarjeve skandaloze gjate dhe mbas ndeshjes Vllaznia-Tirana (apo Tirona), debat qe nuk arriti te me qartesoj aspak shkakun e nje shperthimi te atille vandal ne Shkodren e kultures dhe sportit. Por ishte nje vandalizem i paralajmeruar. Ne rrjetet sociale gelonin urrejtja reciproke dhe ndjenjat e hakmarrjes per nje episod te vjetshem te turpshem te ndodhur ne Tirane. Tiranasit etiketoheshin ne “FB-shkodran” si minj, shkodranet ne “FB-Tiranas” maloke, drejtuesit e grupeve tifoze flisnin hapur per “ferr play”,gje qe dhe ndodhi. Po per cfare qytetarie mund te flitet ketu kur qeniet njerezore komandohen nga ndjenja te tilla kanunore si hakmarrja? – Kirurgu i sherbimit ne spital dr.A.Dajti flet per 20 te plagosur, shume te tjere nga frika e policis dhe dhunes se grupeve rivale sigurisht qe e kane refuzuar ndihmen mjekesore. Cili Qytetar shkodran mund te krenohet me nje bilanc te tille?
Nje gazetar shkodran e pershkruan keshtu ngjarjen: “… Si minj te vegjel (tifozat tiranas) u kyçen ne tribune ! Mbi dy ore u ngujuan ne stadium pa patur guximin qe te dalin jashte ! Kur shkodranet rebelohen askush nuk mund ti beje balle! Asnje tifoz i Tiranes nuk ka mbetur pa u demtuar sepse Shkodra nuk di te fale!” Dhe pamjet e shume fotove e dokumentojne kete, fatkeqesisht e vertete kjo. Eshte kjo qytetaria shkodrane apo turpi i qytetaris shkodrane? Ketu mund te mos jene ne nje mendje shkodranet dhe ata qe duhet te behen shkodrane, por qe per he nuk ja kane arritur…

Te kalojme te “qytetaria futbollistike tironase” qe qysh ne deformimin e emrit verehet nje deformim i vlerave qytetare tiranase.
Prej vitesh “fanatiksat” jane nje burim sherri, rremuje e provokimi jo vetem per Klubet Sportive rivale, por dhe vete Klubin e tyre. Te armatosur me fjalorin e tyre te ndyre, por dhe me hunj e gazlotsjelles ata jane prej vitesh burim pasigurie atje ku tubohen, ne Tirane apo kund tjeter. Me qendrimin e tyre, thirrjet idiote per pushtim e zhdukje te qyteteve ku shkojne, sigurisht qe provokojne reaksion te tifozeria vendase dhe rremuja eshte e paraprogramuar. Ideja e rivitalizimit “te vlerave tironase” te perdhunuara nga te ardhurit ne kryeqytet, glorifikimi i “çunave tironc” si bartes te kultures dhe revoltes antikonformiste shteterore apo shoqerore me te cilen spekullon dhe ndonje politikan a publicist, rezulton joproduktive dhe tangarllekso-provokative ndaj “çunave jo-tironc”….

E njejte pak a shume situata dhe ne Vlore dhe kur ndodh keshtu ne metropolet qytetare shqiptare, vaj halli per qytetet e tjera te cilave nuk behet fjale ti hysh analizave, se do te ndeshemi me “kultura qytetare ballshiote, pukjane, laçjane apo peqinase” qe i kane dhene Kampionatit Kombetar ate imazh te dhunshem qe e vuajme prej vitesh.

Po Policia? – Amatore fund e krye! E papregaditur, duke pasur sinjale te qarta konfrontimi rrugaçeror. Police barkmedhenj me uniforma parade, gjithsesi te paket ne numer nuk kane asnje chance te ruajne, pa le te rivendosin rendin ne ate sketerre, bile mund te thuhet se shihnin me teper te ruanin koken e tyre se sa te benin detyren e ruanin rendin.
Hapi i pare ne kete drejtim: Hartimi nje plani pune ku ne baze te nje koefiçenti rrezikshmerie te prishjes se rendit te ndeshjes perkatese te futbollit, te planifikohet dhe strategjia, numri i forcave te rendit etj. Te planifikohet zoterinj drejtues te Policis, jo te improvizohet!
Hapi i dyte: Mbajtja larg stadiumeve e personave problematike.

Po FSHF?
Kam shprehur dhe perpara publikisht mendimin tim rreth saj, rolit te saj dhe raportet e saj me Kampionatin Kombetar. Pa krijimin e nje Lige Profesioniste realisht te pavarur si organizatore e zhvillimit te kampionatit, pa kalimin e Klubeve futbollistike drejt Shoqerive Aksionere me pjesmarrje masive ne to te bashkesis futbolldashese duke shmangur keshtu futbollin si mjet spekullimi e fitimesh te paligjshme per kedo qe ju bie ne dore drejtimi a pronesia e Klubeve, pa nje reformim konceptual te Komisionit problematik te Disiplines i cili qorrazi dhe vetem mekanikisht nepermjet disa paragrafeve non-sens mundohet i sforcuar te mbaje “nen fre” Kampionatin duke i hequr atij dhe futbollit shpirtin dhe gjallerine dhe duke e degdisur ate ne shkretetire pa jete, pa nje koordinim dhe rezonance juridike mes tij dhe Komisionit te Apelit, pa nje ndryshim rrenjesor ne aspektin buxhetor te sigurimit te veprimtarise se çdo Klubi gjate sezonit futbollistik, pa terheqjen e FSHF nga shume pozicione aktuale ne jeten futbollistike dhe perqendrimin e saj ne esencialen, atributet komanduese ndaj Kampionatit nepermjet sistemit te arbitrimit dhe kujdesin ndaj ekipeve Kombetare, pa nje regjistrim si shoqata legale te grupimeve te tifozeve me te gjitha detyrimet qe duhet te zbatojne duke filluar nga regjistrimi i anetareve te tyre, etj etj do te jete vetem ceshtje kohe derisa te perjetojme shperthimin negativ te radhes.
Per arbitrimin, arbitrat, seksionin perkates te tyre ne Federate po i kursej radhet dhe mjaftohem duke perseritur ato qe kam thene prej kohesh: Jane shume problematike, te paformuar, nuk njohin rregulloren, me qendrimin e tyre ne fushe provokojne dhunen, te bejne shume te dyshosh ne paanshmerine e tyre, paanshmeri emocionale apo e stimuluar financiarisht nga mafia e futbollit!

Jemi ne fazen kur spektatoret teper te pakta femra ne stadiume qe kane marre guximin te kalojne pragun e tij tulaten te llahtarisura nga ato qe shohin e degjojne nga “bashkqytetaret” perreth saj.
Do te flasim per “Qytetari” ne sport dhe ambiente sportive vetem atehere kur femrat shqiptare, motrat e nenat tona te jene pjese e grupimeve tifoze, te gjenden mes spektatoreve ne stadiume, te shijojne live kete sport aq te bukur e vital duke i dhene hijeshi arenave sportive dhe debuar prej tyre rrugaçerine e cila i ka marr aktualisht peng.

Pamje qe turperojne qytetet tona, futbollin tone.