Të mësohesh me një botë pa futboll është e vështirë, e dimë. Megjithatë, duket se është akoma më shumë për përgjegjësit e rrjeteve sociale të Leganes, që nuk ka dashur të dorëzohet para kësaj ideje.

Në fakt, ka vendosur  të luajë në autonomi të plotë ndeshjen e sotshme kundër Real Valladolid. Natyrisht, ekskluzivisht në Twitter dhe me hashtag-un #QuédateEnCasa, #unëqëndrojnështëpi.

Kështu, ndeshja është transmetuar me “cicërima”, duke respektuar plotësisht normat higjienike që na mbrojnë nga coronavirus.

Lojtarët shkojnë në banjo për  të larë duart, futen ne zonë duke respektuar distancën pprej një metri nga kundërshtarët dhe në fund të ndeshjes shkojnë në izolim: një ide e bukur, për të dhuruar një buzëqeshje në kohët e coronavirus-it./telesport/