Eklent Kaçi ka marrë pjesë në Euro Tour-in e radhës në Treviso në Itali dhe rezultati i arritur prej tij është historik, pasi askush nuk e kishte bërë më parë diçka të tillë.

I riu laçian e nisi me fitore, teksa fillimisht mposhti Abdullah Malik në Winners 1 Qulifilication.

Në raundin tjetër, Winner 2 Qulification nuk e pati fort të lehtë me gjermanin Sebastian Staab, por 20-vjeçari ia doli të triumfonte 9-7.

Më tej pati një ndalesë për bilardistin shqiptar. Ivo Aarts e mundi Kaçin 8-9 në Winners Qualification, por gara nuk mbaroi aty, pasi kishte edhe një shans tjetër për të.

Në Loosers Qualification kaloi me sukses Daniel Maciol dhe u kualifikua në 32 më të mirët.

Aty pati një ndeshje të fortë për 19-vjeçarin. Kundër Alexandër Kazakis vuajti, por në fund fitoi dhe u kualifikua në 16 më të mirët.

Mateusz Sniegocki ishte bilardisti që Kaçi e mundi, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.

Francsico Sanchez Ruiz, i cili kishte eliminuar në një tur më parë Edmond Zajën – tjetër bilardist laçian, që u rendit i nënti në këtë turne – u përball me Eklentin.

U duk në atë ndeshje se spanjolli po triumfonte, pasi e çoi lojën në 2-5, por Kaçi ia doli të përmbyste gjithçka dhe në fund me rezultatin 9-6, duke siguruar gjysmëfinalen, arritje që e pat realizuar në Euro Tour-in e fundit, po në Itali.

Edhe në atë raund një tjetër spanjoll për bilardistin kurbinas, i cili tregoi cilësitë e tij dhe e kaloi Francisco Diaz Pizarro me rezultatin 9-4. Kaçi në finale për herë të parë.

Albin Jr. Ouschan përballë bilardistit kuqezi, një emër i madh i bilardos, që renditet i treti në renditjen e përgjithshme të Euro Tour-eve, ndërkohë që ka fituar edhe titullin kampion bote në vitin 2016.

Kaçi e nisi mirë, duke e çuar ndeshjen deri në 8-2. Austriaku rikuperoi deri në 8-5, por vetëm aq, pasi bilardisti shqiptar u tregua i saktë në lojën e radhës dhe me rezultatin 9-5 fitoi Euro Tour-in për herë të parë.

Një rezultat historik, që në fakt pritej nga dita në ditë, duke parë ecurinë e mirë të Kaçit, që sot është një bilardistët më të mirë në planet. /EDS/

EURO TOUR – TREVISO OPEN (9-Ball)

REZULTATET E KAÇIT
Eklent Kaçi ALB 9 vs 3 KSA Abdullah Malik
Eklent Kaçi ALB 9 vs 7 GER Sebastian Staab
Eklent Kaçi ALB 8 vs 9 NED Ivo Aarts
Daniel Maciol POL 5 vs 9 ALB Eklent Kaçi
Eklent Kaçi ALB 9 vs 7 GRE Alexander Kazakis
Mateusz Sniegocki POL 4 vs 9 ALB Eklent Kaçi
Eklent Kaçi ALB 9 vs 6 ESP Francisco Sanchez Ruiz
Francisco Diaz-Pizarro ESP 4 vs 9 ALB Eklent Kaçi
Eklent Kaçi ALB 9 vs 5 AUT Albin Jr. Ouschan