Nga Petrit HOXHA*

Te dashur miqtë e mi! Ia vlen t’i urosh sot ditëlindjen ish- peshëngritësit të Vllaznisë dhe kombëtares DEDE DEKAJ!

Para 25 vitesh, në Olimpiaden e Barcelones, kur ishte vetem 22 vjeç, Deda realizoi në stilin e shtytjes 217.5 kg duke fiksuar kështu rezultatin më të mirë për të gjitha kohërat. Ky sportist që së bashku me Aleksander Kondon përbëjnë dyshen më të mirë për të gjitha kohërat! Në moshën 22 vjeçare u shkëput nga ky sport, për të lënë në gjysëm ëndrrën për kampion Bote.
Deda arriti të shpallet Kampion Ballkani, i Mesdheut, i 5-ti ne Kampionatin Botëror dhe i 5-ti në Olimpiadën e Barcelonës!
Sportisti që për 3 vite me rradhë 1990-92 fiton anketën si sportisti më i mirë në Shqipëri!
DEDA, sportisti absolut më i mirë shqiptar të dashur miq, nuk gëzon edhe sot e kësaj dite as edhe fletë lavdërimi apo mirënjohje nga kushdo në Shqipëri!!!
Për sa kohë lihen në harresë me qëllim figura të tilla të rradha për Shqipërinë, mendoj se çfarëdo lloj dekorate apo mirënjohje për këto që bëhet në Shqipëri, është një fallsitet i ndyrë,i neveritshëm dhe i paskrupullt.
Deda duhet të jetë i pari shqiptar që duhet të sillet në kujtesën e hipokritëve,servilëve dhe të paudhëve shqiptarë!
Ndihem krenar që punova me të nga dita e parë që Deda filloi sportin (më 20/12/1986) dhe deri në ditën që për arsye personale vendosi të tërhiqet.
Mbetet kënaqësi pa fund puna që bëra me këtë djalë fisnik, të ndershëm, gojëmbyllur, të thjeshtë e intëligjent, simpatik dhe KAMPION MBI KAMPIONET!
Të përqafoj Dedë.
“Trajneri i Dedë Dekës, Ing Petrit Hoxha.