Cristiano Ronaldo është në momentin më të vështirë të karrierës së tij, pasi për herë të para nuk po gjenë atë që kërkon.
Portuguzi është duke kaluar një moment krize te Manchester United, kjo për shkakun se ai kërkoi largimin gjatë merkatos së verës, por deri më tani nuk është bërë e mundur për disa arsye.
Në momentin e parë ishte United që vuri veton për të mos e lënë sulmuesit të largohet, por me kalimin e ditëve, u vu re se skuadrat që portugezi pretendonte të transferohej nuk ishin te interesuara për shërbimet e tij.
Milani, Interi, Bayerni, Chelsea, Real Madridi, PSG dhe Atletico Madridi i kanë thën “JO” afrimit të tij.
Me nisjen e sezonit, situata te “Djajtë e Kuq” u përkeqësua me tepër, aq sa tani duket se Ten Hag ka ndryshuar qëndrim sa i përket të ardhmes së legjendës portugeze.