Dy jave e gjysem me pare publikoi kengen e re kushtuar Vllaznise dhe ndonese nuk ishte nje kenge per titullin kampion, por nje kenge- himn, ajo u prit mjaft mire nga sportdashesit shkodrane.
Sidrit Bejleri e ka kenduar me shpirt sepse eshte tifoz i zjarrte i kesaj skuadre sepse eshte rritur me Vllaznine si çdo shkodran tjeter.
Kengetari i mirenjohur vazhdon ta ndjeke kete skuader dhe padyshim qe eshte gezuar shume per suksesin e djeshem ndaj Kastriotit me ate gol te shenuar nga Ardit Hoxhaj ne minuten e 92-te.
Per me teper ka qene nje fitore qe ka rikthyer Vllaznine serish ne vendin e pare. Por Sidrit perpos urimit te tij per kete sukses, ka patur edhe nje keshille per futbollistet dhe stafin drejtues.
Permes nje statusi te publikuar ai shkruan: “Para Vllaznia, por kete here me mend ne kry”. Kjo ndoshta per t’u dhene atyre qe te mos kalojne ne eufori siç ka ndodhur kohet e fundit, por te perqendrohen maksimalisht ne çdo sfide te mbetur ne menyre qe te arrijne objektin. Nje keshille qe i del nga zemra sepse ne fund te fundit e thote edhe ne kengen e tij:
Vllazni, Vllazni,
Je dashnija jone
Ne me ty, ne me ty,
Kuq e blu gjithmone.