Spanja po feston njoftimin zyrtar që do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Renditja e tyre e sezonit është tani një nga dy më të mirat në Evropë (tjetra është Premier Liga) pas eliminimit të Lacios nga Liga e Europës gjë që e bën të pamundur për Italinë të zvogëlojë epërsinë aktuale të Spanjës në vendin e dytë.
La Liga ka pasur pesë skuadra në kompeticionin më të lartë kontinental në më shumë se një rast, por është ende e mundur të arrihet ajo që nuk është arritur kurrë më parë, të ketë gjashtë skuadra. Për këtë ekziston një kombinim që do ta bënte të mundur. Atletik Bilbao duhet të fitojë Ligën e Europës dhe të mos përfundojë në vendin e katërt në LaLiga.
Në këtë mënyrë, ata do të siguronin një vend në Champions si fitues i kompeticionit të dytë europian dhe do të kualifikoheshin gjithashtu katër skuadrat e para nga LaLiga dhe ekipi i vendit të pestë (ose i gjashti, nëse Atletik Bilbao përfundon i pesti).
Megjithatë, nëse Atletik përfundon në vendin e katërt, vetëm vendi i pestë do të kualifikohet si një vend shtesë në Ligën e Kampioneve dhe ata do të humbin opsionin e një vendi të gjashtë.
Edhe më e realizueshme se Spanja dhe gjashtë skuadrat e Champions është Anglia. Premier Liga ka edhe një ekip të pestë të siguruar me renditje dhe gjithashtu ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Europës me Totenhemin dhe Mançester Junajtidin, të cilët janë shumë prapa pesëshes së parë në tabelën e Premier Ligës. Kjo do të thotë, nëse një nga dy ekipet fiton Ligën e Europës, Anglia pothuajse me siguri do të ketë gjashtë përfaqësuese në Champions, pesë të parat në renditjen përfundimtare të kampionatit dhe ose Junajtid ose Totenhem. Një ngjarje historike në të cilën mund të luajë edhe Spanja.