Manchester City ka vuajtur por ka arritur të fitojë në fund me golin e David Sliva-s. Ishte një sfidë e vështirë për Qytetarët, por Guardiola nuk preferoi të linte pushim asnjë nga yjet e tij që i dhanë fitoren ndaj Southampton, duke rikthyer edhe Sane në ekip pas rikuperimit. Ndeshja filloi mirë për vendasit të cilët ushtruan presion të vazhdueshëm ndaj West Ham që mbrohej me tetë lojtarë por rastet për gol mungonin, dhe kjo për shkak të mungesës së hapësirave.

Dhe në një nga rastet e rralla kur vizitorët dolën përpara, ata arritën të shënonin golin e avantazhit me qendërmbrojtësin Ohbonna.

Guardiola ndryshon skemën pas pushimit duke e kthyer nga një 4-3-3 në një 4-2-4 me zëvendësimin e Jesus. Ndeshja u zhvillua në një portë gjatë gjithë pjesës së dytë dhe Otamendi e më pas Silva në minutën e 83’ i dhanë fitoren e 14-të Qytetarëve në 15 ndeshje duke ruajtur kështu avantazhin e tetë pikëve ndaj ndjekësve më të afërt, me të cilët do të ndeshet javën tjetër, Manchester United./ telesport.al