Kombëtarja shqiptare luan sot në “Friends Arena” të Solna, ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars, teksa këtë radhë përballë ka vendasit e Suedisë.

Vetëm katër ditë pas humbjes 0-3 përballë Kilit, skuadra e Silvinjos do të kërkojë që të dhurojë një tjetër imazh, pas një paraqitje që nuk ka lënë shumë mbresa si ajo me latino-amerikanët.

Tekniku Silvinjo ka theksuar se kjo është një ndeshje për të bërë teste dhe kështu ka ndodhur me takimin e sotëm, ku ka lëvizje në rreshtimin e kuqezinjve në krahasim me formacionin tip, apo edhe me ata që u provuan pak ditë më parë në stadiumin e Parmës.