I lumtur natyrisht per suksesin e sotem, por Silvinjo ben thirrje per te qendruar me kembe ne toke sepse asgje nuk ka perfunduar. Pas fitores 2-0 ndaj Polonise, vertete Shqiperia eshte e para ne grup, por tashme eshte me e veshtira per te: Ta ruaje ate vend deri ne fund.
Njeriu qe e ka ndryshuar teresisht kombetaren shqiptare, te cilit ia dedikojne te gjithe suksesin e deritanishe, eshte shume i matur ne deklaratat e tij kur thote:
“Kjo është fitorja e popullit shqiptarë. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm sot, na kanë ndihmuar pafundësisht shumë kundër Polonisë. Duhet të kemi kujdes pasi nuk mbyllet këtu. Sigurisht që ne e përgatitëm për fitore ndeshjen sot dhe e merituam fitoren.
Kemi dhënë shpirtin dhe zemrën në fushë. Në fillim na ka munguar ai pasimi i fundit. Polonia na bëri presing të lartë dhe ne u munduam të bënim disa ndryshime dhe ia dolëm. Kualiteti i lojtarëve të Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, i pabesueshëm.
Topi hyn në portë pasi ne të gjithë jemi bashkë, aty jemi një. Broja? Është një futbollist i madh dhe shpresojmë që ta kemi gati. Kam qenë në Londër, e kam takuar dhe uroj që të ketë një shëndet të mirë”.