Shqipëria është mposhtur 0-1 në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1. Në përfundim të ndeshjes për mikorofnin e SuperSport foli trajneri Silvinjo.
“Ishin ndeshje të ndryshime, i jap komplimenta Gjeorgjisë. Barazimi do ishte rezultati i duhur, luajtëm njëjtë. Pas golit ndryshoi çdo gjë.
Mungesat e Brojës e Dakut penalizuan në sulm? Për fat të keq humbëm me 1 gol. I komplimentoj lojtarët pasi bënë maksimumin. Nuk kam ankesa për futbollistët. Grupi është i ekuilibruar me kundërshtarë të vështirë.
Jam i lumtur me ekipin, nga 24 lojtar nuk i aktivizoj dot të gjithë. Pas dëmtimit të Muçollit na duhej një zëvendësues i Asanit, ndaj morëm Spahiun e Zekën. Me Asllanin jam shumë i kënaqur, ka bërë një paraqitje të mirë.
Gjeorgjia është ekip i mirë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur me Hoxhën. E morën në miqësore dhe Europian ku e meritoi të ishte. I dëgjoj shpesh këto pyetje për lojtarët, por secili ka një rritje natyrale.
Objektivi konkret në Nations League? Nuk jam i zhgënjyer, futbolli i tillë është. Objektivi është të ecim para, të luajmë mirë e të ecim sa më shumë. Morëm një fitore në fillim, sot fatkeqsisht jo. Duam të luajm në tetor për të kaluar grupin e në nëntor të mbyllim më së miri.
A duhej Ernest Muçi përballë një ekipi si Gjeorgjia? Në vend të kujt duhet ta merja? Ai është i fortë dhe i rëndësishëm. Lojtarët kanë nevojë për kohë kur ndryshojnë ligën, ai luan te Besiktas dhe shpresoj të bëj më të mirën për ato dhe për ne”, tha Silvinjo.