Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për “Radio Marca” ku ka folur për eksperiencën e tij në stolin e kuqezinjve. Përgatitjet për ndeshjet e radhës të Euro 2024, ëndrra për të shkuar në Gjermani si dhe cilësitë e grupit kuqezi, ishin pjesë e kësaj intervistë ku Silvinjo tregon se sa është përshtatur në vendin tonë.

“Është një sfidë e madhe por po shkon shumë mirë. Në fundin e vitit të kaluar kisha një darkë me presidentin e federatës në Milano, folëm, biseduam paksa. Ai po kërkonte një trajner, një projekt i rëndësishëm. Është një federatë që po rritet shumë, kanë shumë lojtarë të mirë me një nivel të mirë në Europë. Kërkojnë të shkojnë në Europian, u njoha me federatën, presidentin dhe që nga aty. Ata flasin italisht dhe anglisht, ndjehem mirë me gjithë këta njerëz.

Unë kam preferuar të punoj duke jetuar në Tiranë, por shkojnë gjërat mirë, lojtarë të mirë, të përkushtuar, jemi në vend të duhur të klasifikimit.

Ne e nisim planifikimin me stafin dhe kombëtarja është çështje e komplikuar. Në qershor ishte e vështirë për ngarkesat e punës, pushimet. Tani nga pak është pak më ndryshe, vjen nga faza përgatitore me pak ndeshje dhe duhet të gjejmë lojtarët më të përgatitur për dy ndeshjet që kemi më 7 dhe 10 shtator.

Si ndryshon kombëtarja nga klubi? Ndryshon shumë, është kjo një arsye pse pranova. Ishte një sfidë e këndshme, për fat kisha punuar në kombëtaren e Brazilit, tre vite me Tite. Ishim në Botërorin rus dhe kam parë shumë gjëra, duke monitoruar lojtarët, e dija çfarë do më duhej të bëja. Kontrolli i lojtarëve, monitorimi vizitat, ngarkesat e punës.

Por ndryshon shumë nga klubi, pasi nuk duhet të monitorojmë 24-25 lojtarë që kemi në skuadër, por 50-60 lojtarë dhe sasia e lojtarëve të rëndësishëm që ka e bën më të komplikuar. Duhet që t’i marrësh të gjithë këto lojtarë dhe në 3-4-5 ditë t’i kesh të gjithë të përgatitur mirë për ndeshjen, se është shumë e komplikuar.

Me çdo trajner që kam punuar kam mësuar shumë por identitetin nuk mund ta humb, unë jam Silvio. Janë trajnerët që kanë bërë e bëjnë mirë. Më pëlqen futbolli, puna, të jem deri vonë duke parë futboll, pastaj ta aplikoj, unë jam një person aktiv, më përshtatet shumë edhe personaliteti.

Thuajse me të gjithë flas, me Roberton, Tite, me Venger me telefon. Por jo shumë. Unë i njoh këta njerëz dhe janë të zënë me punë, edhe stafi im është i zënë me punë. Pablo Zabaletën e njoh që kur ishim te Siti dhe krijuam shumë miqësi dhe nuk humbëm kontaktet, takoheshim edhe familjarisht. Pata këtë mundësi për ta marrë dhe gjërat po dalin mirë. Është person brilant, ka shumë aftësi. Nuk më çudit, pasi e dija që kishe bagazh, po më ndihmon shumë.

Grupi i mirë lojtarësh për Europianin? Në rastin më të mirë isha me fat. Presioni nuk është, por është ëndrra e vendit. Megjithatë është një grup i fortë, i vështirë dhe shumë i ekuilibruar. Gjërat po shkojnë kështu, të gjithë po luftojnë, edhe ne jemi në garë. Është e vështirë, një grup i komplikuar, por më pëlqen.

Më pëlqen që të bëjmë punën mirë, detajet, shumë punë. Është një ëndërr, duam të jemi në Gjermani 2024. E dimë që ka shumë gjëra para, shumë ndeshje të vështira. Mendoj se gjërat do të caktohen në ndeshjet e fundit, në nëntor, do të jetë e vështirë.

Në kombëtare janë lojtarë me një nivel të mirë, në Europë, në kampionate të rëndësishme. Është fryti i punës së shumë njerëzve që kanë qenë më parë, 2-3 trajnerëve të mëparshëm, janë lojtarë që kanë 20-30 ndeshje me kombëtaren, që janë rritur, janë në kampionate të nivelit të rëndësishëm.

Tani do të provojmë të çojmë këtë ekip në një Europian. Por lojtarët janë të rinj, të rëndësishëm, ka një përzierje të mirë. Është mëkat për Kumbullën e Romës që u dëmtua, edhe Broja gjithashtu, kemi 2-3 lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar. Por ka lojtarë shumë të mirë e të përkushtuar. Jam mahnitur me qasjen e tyre, të lojtarëve, se po japin gjithçka. Kjo më lumturon shumë.

Ndikimi italian te Shqipëria? Është një avantazh, se duke qëndruar në Milano, flas mirë italisht, është e rëndësishme edhe përshtatja me presidentin, me stafin. Unë flas mirë italisht dhe anglisht, nëse gjithë momentin ke nevojë për përkthim bëhet e vështirë. Edhe kjo të ndihmon. Unë jam person aktiv, komunikoj. Ka një tendencë shumë të fortë trajnerësh italiane, por lojtarët janë të mirë, më takon një gjeneratë të rinjsh por me eksperiencë. Janë lojtarë si Bare, Asllani apo Bajrami.

Para pesë muajsh zbuluam një sallaks, Asanin, në Kore. Kishte qenë tre vite në Hungari. Një lojtar me cilësi teknike shumë të mirë, që luan në krahun e kundërt. Ka lojtarë të mirë, është gjithçka e organizuar mirë. Kam gjetur një ekip të organizuar, kjo është pjesa italiane, por duhet të përfitojmë nga cilësia e lojtarëve që janë shumë të mirë.

Kur fillova të mendoja për trajningun? Në vitet e fundit te Barça nis atë identifikohesha me këtë rol. Nëse kishte të ri, apo që po kalonte moment të keq, e ndihmoja. Më parë vetëm isha stërvitur, luaja, konkurroja, fitoja, kërkoja të fitoja, isha shumë futbollist konkurrues. Në vitet e fundit te Barcelona po.

Pak trajnerë brazilianë në Europë? Mendoj se ne ishim ndryshe, argjentinasit bënin të gjithë kurset në Spanjë, te ne brazilianët nuk e shihja këtë motivim apo preokupim, ne mbeteshim pak mbrapa në këtë aspekt. Por bota ka ndryshuar, nuk jemi si argjentinasit, por kanë filluar të vijën ën 4-5 vitet e fundit në Europë, që të marrin licencat UEFA, për të qenë pjesë e stafeve. Ka disa emra të rinj, por po ndryshon kjo.

A e imagjinoj nëj Brazil-Shqipëri me Ançelotin në pankinën e Brazilit dhe Silvinjon në atë shqiptare? Si jo, sigurisht që po (qesh). Ançeloti te Brazli ndërsa drejton Realin? Një temë e komplikuar, mungojnë shumë gjëra. Ançeloti është ndër më të mirët, të mos themi më i miri, është një nga më të mëdhenjtë, i jashtëzakonshëm, ai po bën gjëra të mëdha. Por kur flasim për këtë temë, është e vështirë, nuk dimë çfarë është mbrapa, rregullat, kontratat. Dikush mund të japë opinionin, por nuk e dimë se çfarë ndodh. Janë emra shumë të mëdhenj ndaj kjo situatë do mbyllet mirë”, tha ndër të tjera Silvinjo në intervistën e tij.