Tjeter vleresim i madh per trajnerin e kombetares shqiptare Silvinjo. Instituti i Statistikave të Futbollit IFFHS, e ka renditur ate në vendin e 8-të për Trajnerin e Vitit 2023.
Ai arriti të kualifikojë Shqipërinë në EURO 2024 dhe kështu ka marrë vlerësime nga opinioni sportiv në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Braziliani ka bërë gjithçka si duhet duke udhëhequr kuqezinjtë në një edicion historik.
Silvinjo kështu ka lënë pas trajnerin e Marokut, Valid Regragui i cili shkëlqeu me kombëtaren në Botërorin 2022. Ata arritën të renditeshin në vendin e 4-të, teksa eliminuan Spanjën dhe Portugalinë.
Në vendin e parë padyshim renditet Lionel Skaloni, trajneri i Argjentinës i cili fitoi Kupën e Botës dhe Didie Deshamp që u rendit në vendin e dytë me Francën.