Muaji nëntor pritet të jetë ai i festës për kombëtaren e Shqipërisë. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë konkretizimit të ëndrrës për t’u kualifikuar në Euro 2024, që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Shqipëria do të luajë dy ndeshje në nëntor, fillimisht më datë 17 në transfertë ndaj Moldavisë dhe më datë 20 në Air Albania, ku pret Ishujt Faroe.

Një pikë i duhet kuqezinjve për të siguruar matematikisht kualifikimin, teksa trajneri Sylvinho publikoi edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.

Risia e listës në ndryshim nga ajo e kaluara, është grumbullimi i Arbnor Muçollit, teksa jashtë mbetet Armando Broja i cili është aktualisht i dëmtuar.

Lista e lojtarëve të grumbulluar: