Nga ato qe mbyllen sezonin e kaluar dhe qe ishin serish edhe ne planet e stafit te ri, duket se ka mbetur vetem nje futbollist pa rinovuar. Dhe jo per fajin e Vllaznise.

Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese Silvio Zogaj. Lojtari ka kerkuar disa dite kohe ngaqe ka nje mundesi per te firmosur ne Rumani por ne fakt ende nuk ka asgje konkrete.

Ne Shkoder nuk mund te presin me shume. Mbase edhe per 2-3 dite mund te shtyhen sepse me pas duhet ta zevendesojne me nje lojtar tjeter.

Zogaj eshte vleresuar me nota pozitive per sezonin e kaluar dhe prandaj iu ofrua rinovimi por qe deri tani nuk ka ardhur. Te tjeret e kane bere te gjithe, duke nisur nga Krymi, Ramadani, Bardulla e se fundi edhe Shehi.

Ka mbetur edhe ish-kapiteni Lika te cilit ne fakt ia propozuan rinovimin por palet nuk rane dakord sa i takon anes financiare te kontrates.
www.shkodrasport.com