Tashmë trajneri Diego Simeone dhe bashkëshortja e tij Carla Pereyra janë martuar zyrtarisht. Çifti ka zhvilluar ditën e premte ceremoninë zyrtare në Argjentinë, lajm që është konfirmuar nga trajneri i Atletico Madrid, përmes një postimi në “Instagram”.
“Më 14 qershor, në një ceremoni intime, së bashku me familjen tonë, u martuam zyrtarisht. Jemi shumë të lumtur”, ka qenë komenti i Diego Simeone. Çifti ka vite që bashkëjeton dhe së bashku kanë dy vajza, Francesca dhe Valentina.
Simeone ka qenë edhe më parë i martuar me Carolina Baldini, me të cilën ka 3 djem: Giovanni (luan me Fiorentina), Gianluca dhe Giuliano./telesport/