Pas ankesave të tij në arbitrimet që dyshohet se jane pro Real Madridit, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është kritikuar nga kolegu i tij Carlo Ancelotti dhe mesfushori Dani Ceballos. Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, trajneri argjentinas iu përgjigj te dyve.

“Nuk e jap kurrë mendimin tim për fjalët e kolegëve të mi, thjesht i referohem kujtesës sime. Më kujtohet, për shembull, ndeshja kundër Bayern Munichut në Champions League në 2016-2017 dhe deklaratat e trajnerit Ancelotti në atë kohë (kur ai ishte në pankinën e Bayernit), ishin pasojë e asaj që ai kishte parë në fushë ata ishin në një ekip tjetër, ata mendonin ndryshe”, tha trajneri i Colchoneros me një ton dëfryes.

Këto ishin fjalët e Ancelottit diten e sotme: “Mendoj se këto janë gjëra që thuhen për publikun. Mendoj se e gjithë bota e futbollit është në dijeni të asaj që Real Madridi ka përfaqësuar në 125 vitet e historisë së tij. Paramendoj se ka gjemba që bëjnë keq. ..”

Ceballos gjithashtu foli ndryshe: “Mendoj se Simeone nuk i ka kapërcyer ende dy finalet e Ligës së Kampionëve, ata kanë mendimet e tyre dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën linjë, që është fitorja shijoje këtë fitore”./telesport/