Eintracht Frankfurt ka udhëtuar drejt Dubait për t’u përgatitur për vazhdimin e sezonit në Bundesligë. Kjo skuadër ka zhvilluar edhe miqësoren e parë me dyer të mbyllura, atë të fituar ndaj Leipzig me shifrat 4-2.

Ndërkohë, së bashku me ekipin e Frankfurtit është edhe portieri lezhjan Simon Simoni, që u transferua së fundmi nga Dinamo. Megjithatë, në miqësoren e parë të skuadrës së tij të re duket se nuk ka pasur vend për të.

Në pjesën e parë u aktivizua Trapp që do të jetë titullari i zakonshëm, ndërsa në pjesën e dytë është aktivizuar portieri tjetër shqiptar, Diant Ramaj.

Një gjë e tillë nuk duhet për t’ia zbehur aspak motivimin për të punuar lezhjanit Simon Simoni, pasi realisht bëhet fjalë për një portier me një të ardhme shumë të ndritur përpara. Jo më kot, ai u transferua nga Dinamo në Kategorinë e Parë e direkt tek Eintracht Frankfurt në Bundesligë.
Maringlen ZHIVANI