Lakmia e “armiqve” është ajo që e bashkon dhomën e zhveshjes, ambientin zikaltër. E ndiqte prej disa javësh këtë strategji Simone Inzaghi. Shpesh i kritikuar më shumë seç duhet, por ndonjëherë është vetë trajneri i Interit, ai që qëndron më shumë se duhet te fjalët e pamëshirshme që i vijnë pas çdo gabimi.
Pas viteve të komunikimit të paracaktuar, nga zero në zero, prej disa muajsh e ka transformuar stilin e tij me më shumë agresivitet dhe efikasitet. Ndoshta e ka kuptuar që ishte një hap që duhej bërë, ndoshta thjesht disa gjëra nuk i shkojnë më, ndoshta sheh një të ardhme ku planet e Interit do të ndryshojnë. Fakti është që ka zgjedhur rrugën që gjithmonë e kanë ndjekur ata që dinë si të fitojnë.
Inzaghi bën pak si Mourinho, në sezonin kur ndjek tripletën, që José e fitoi. Me një ndryshim të madh: Interi i Mourinhos ishte një ekip heroik, epik, me elektrokardiogramë të shpejtë, plot me teknikë. Ai i Inzaghit luan ndoshta sikur Interi, por edhe disa ekipe të tjera italiane, nuk ka luajtur kurrë, të paktën në epokën moderne.
Pavarësisht rezultateve, dhe rezultatet janë aty, është kënaqësi të shohësh se si ekipi i tij arrin të shprehet. Nga zhurma e “armiqve” ushqehet për të treguar ashpërsi, pjesa tjetër është “grurë” në një grup – trajneri, stafi, lojtarët – që prej disa vitesh po bëjnë diçka të madhe. Dhe pastaj kush e di, për të ardhmen nuk ka siguri…
Gjithçka ose asgjë, është një hap që mund të çojë nga njëra anë në tjetrën të “peshores”. Është si Interi, që të shtunën barazoi, por objektivisht dukej si një humbje në Parma, dhe të martën fitoi në Mynih, ku në Champions nuk fiton dot askush.
Mos konsideroni asgjë si të sigurt: barazimi i Napolit në Bologna nuk ishte një rezultat i madh, do të kishte qenë kështu po të fitonte në “Tardini”. Fitorja 2-1 në Mynih nuk jep garanci absolute, por, siç dihet, kush nuk rrezikon, nuk fiton./telesport/