Neser ne oren 14.00 do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja e kthimit e turit te pare te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit. Kujtojme qe ndeshja e pare e luajtur ne Vlore, u pat fituar nga vendasit me rezultatin 2-1.
Pikerisht ky rezultat i arritur ne sfiden e para dy javeve nga ekipi i tij, e ben shume optimist presidentin e Flamurtarit Sinan Idrizi. Ne nje prononcim te shkurter per mediat, ai “u ka hedhur dorashken” futbollisteve te Vllaznise duke permendur ate se çfare do kene per detyre te bejne lojtaret e tij.
“Lojtaret e Flamurtarit e fituan ndeshjen e pare, tani duhet te fitojne edhe te dyten. Kaq eshte e gjitha. Ky Flamurtar e kam thene edhe me perpara se i ka mundesite per ta mundur serish Vllaznine dhe per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Kupes”- eshte shprehur ai.
Me kete deklarate, Idrizi duket se “provokon” shkodranet ne prag te kesaj sfide te kthimit. Por ne fakt, edhe opinioni sportiv vlonjat nuk ka qene shume optimist per kete gje dhe per deklaratat e presidentit. Madje, ish- trajneri Eqerem Memushi ishte shume kritik ne media.
Megjithate numri 1 i klubit Flamurtari e ka nje pergjigje edhe per te: “Mesa duket Memushi ka harruar se Vlora edhe me nje dhemb te mbetet, eshte Vlore. Memushi ka mbetur ne pakice, nuk eshte ne nje linje me te tjeret, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho dhe Latif Gjondeda thone te kunderten. Kur te vije ne stadium Eqeremi, do ta shikojme ndeshjen bashke”./SHKODRA-SPORT.COM/