Këtë herë ka folur si trajner. Për t’I dalë në krah edhe kolegut të tij Vata për situatën e krijuar ditët e fundit. Vetë ai nuk ka dhuruar asnjëherë probleme të tilla në karrierën e tij të gjatë sportive. Nuk ka ndër mend aspak të fajësojë Sukajn për sjelljen e treguar por mendon se trajneri I parë I Vllaznisë ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Bëhet fjalë për Vioresin Sinanin, emblemën e futbollit shkodran të këtyre 20 viteve të fundit I cili prej një muaji bën edhe rolin e ndihmësit të vatës në pankinë. Duke folur për çështjen “Sukaj”, ai ka thënë: “Të them të drejtën, u gjetëm të papërgatitur nga një situatë e tillë sepse trajneri Vata I kishte bërë planet me Sukajn në formacion. Megjithatë Rudi diti ta menaxhojë ashtu siç duhet situatën në ato moment dhe bëri zgjedhjet  e duhura. Sa për lojtarin në fjalë, edhe si futbollist, edhe si koleg I Xhevahirit, mendoj se ai u nxitua. Nëse ka patur probleme,  duhej t’I kishte zgjidhur diku tjetër dhe në një moment tjetër, jo para një ndeshje të tillë të rëndësishme. Megjithatë çështja është diskutuar gjerë e gjatë dhe nuk kam ndër mend të merrem shumë me të. Tani, stafi I Vllaznisë dhe konkretisht trajneri Vata që po bën një punë shumë të mirë dhe kam besim se gjërat kanë për të shkuar sërish në vendin e vet. Pas pezullimit të Sukaj, duhet t’I bëjmë planet pa të dhe duhet të gjejmë mënyrën e duhur për t’I bërë gjërat sit ë jetë më mirë për skuadrën”. Sinani, si lojtar me shumë përvojë, ka dëshirë të japë një mendim edhe për ndeshjen e fundit, atë të luajtur ndaj skuadrës kampione të Skënderbeut që u luajt në Shkodër dhe u humb 0-2. Për sulmuesin  enjohur, në fushë nuk ka pasë aspak diferencë mes dy ekipeve. “Kemi humbur me Skënderbeun por nuk kemi çaluar. Skuadra ndonëse me shumë lojtarë të rinj, ka funksionuar mirë. Kemi luajtur sit ë barabartë, e kemi qarkulluar ne ndoshta më shumë topin dhe nëse korçarët na mundën, kjo erdhi ngaqë ata përfituan nga dy gabime të mbrojtësve tanë, si në rastin e golit të parë ashtu edhe tek goli I dytë. Vetëm përvoja dhe kualitetet e kundërshtarit vendosën ndërsa për të tjera gjëra nuk kishte diferencë. 18 vjeçarët që patëm ne në fushë, ishin të barabartë me kundërshtarët. Kjo më jep shumë shpresë e garanci për të ardhmen se do bëjmë gjëra të mira me skuadrën në mënyrë që ajo të ngjitet në vendin që I takon në tabelën e renditjes”-thotë Viori. Besimi I tij është I patundur se gjërat do marrin sërish për mirë duke nisur nga ndeshja e ardhshme ndaj Tomorit. Por me largimin  e Sukajt, është krijuar një boshllëk në sulm prandaj të gjithë në këto moment pyesin: “Kur do jetë I gatshëm Sinani për të luajtur?”. Përgjigja e tij është e menjëhershm: “Kam qenë I pafat gjatë kësaj periudhe. Fillimisht dëmtimet e tani disa probleme të tjera shëndetësore, më kanë mbajtur larg stërvitjes prej disa ditësh. Shumë shpejt do filloj të bëj me grupin dhe dëshira ime është të jap sa më shumë kontributin tim maksimal për skuadrën”.