Sindikata e Futbollistëve Shqiptar, kërkon që kontrata kolektive të funksionojë edhe në vendin tonë, në të cilën parashikohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet ne marrëdhënien mes futbollistëve dhe klubeve, por edhe me FSHF-në.67810596_110813730252404_336143622556614656_o
Pikërisht ditën e sotme, nëpërmjet faqes zyrtare Sindikata e Futbollistëve, ka shpërndarë kërkesën zyrtare që kanë bërë në FSHF, për kontratën kolektive.
Në njoftimin e Sindikatës thuhet se kontrata do i drejtohet presidentit Armand Duka, me shpresën se ajo do të miratohet në Asamblenë e radhës që do të zhvillohet në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Njoftimi i Sindikatës:
Sot Sindikata e futbollistëve nisi procedurat ligjore për lidhjen e kontratës kolektive, ndërmjet Federatës Shqiptare të futbollit dhe Sindikatës.
Me besim në zot se kjo kontratë kolektive do të jetë guri i themelit për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve, Shpresojmë dhe urojmë që për të mirën e futbollit, kjo kontratë të miratohet në mbledhjen e radhës së asamblesë të përgjithshme të FSHF.