Ikona e klubit të Tiranës, Agutin Kola, nxiti një debat ditën e djeshme me anë të reagimit të tij në lidhje me Andi Lilën. Ky i fundit është në krye të Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë në Shqipëri, ndërsa ish-futbollisti i bardhebluve do të tregohej i drejtpërdrejtë duke i shprehur mendimin se jo çdo gjë sillet rreth lekut, pasi në fund të fundit sipas tij Lila për paratë është duke luftuar dhe jo për të mirën e futbollistëve. Madje ka zbuluar edhe detajin se një lojtar duhet të paguajë 250 mijë lejë për të qenë anëtarnë Sindikatë.
Reagimi në lidhje me këtë çështje ka ardhur ditën e sotme, por jo nga vetë futbollisti i Kombëtares. Andi Lila ka zgjedhur të heshtë këtë herë, teksa i ka lënë vendin të flasë Sekretarit të Përgjithshëm, Meglid Mihani, i cili i tregon Agustin Kolës se nuhatja e ka lënë në baltë këtë herë. Mihani e fton të zbulojë emrin e futbollistit që i është dashur të paguajë shumën e 250 mijë lekëve për të qenë pjesë e Sindikatës./Sport Ekspres/
Reagimi i plotë:
Për të drejtpërdrejtin, profesor Agustinin.
Profesor keni gabuar në nuhatjen tuaj se Sindikata e Futbollistëve është prona e Andi Lilës, është e të gjithë Futbollistëve.
Profesor keni gabuar kur thoni se Sindikata nuk interesohet për futbollistët, këtë më mirë e dinë futbollistët.
Profesor të gjithë ne punojmë për para se ushqejmë familjet tona por asnjëri nga anëtarët e kryesisë nuk paguhet nga Sindikata.
Sigurisht që nuk kemi bërë as tendera për të fituar ndonjë PARE.
Unë të ftoj të vish nesër në Durrës dhe të shikosh se si janë përdorur lekët e aktivitetit, për të cilin të ka mbetur hatri se nuk u bëre pjesë.
Profesor duke ju njohur se jeni i drejtpërdrejtë më thoni ose privatisht ose publikisht se cili person ju ka thënë se duhet 25000 për tu anëtarësuar në Sindikatën tonë.
Duke qenë SEKRETAR I PËRGJITHSHËM i Sindikatës për mua ky informacion ka shumë interes.
Meglid Mihani